Si shkoi seanca e sotme dhe çfarë u tha në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj? (VIDEO) NULL NULL 04.09.2018 20:27 04.09.2018 20:27 Salla e Kuvendit ishte e zbrazët në kohën e caktuar për të filluar seanca e jashtëzakonshme. Aty nuk ishin as pozita që kishte kërkuar seancën e as opozita që po kundërshtonin atë. Këta të fundit treguan pse po mungojnë në seancën e orës 9 në të cilën do të prezantohej nga Qeveria ekipi negociator me Serbinë. “Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10. Nuk ka pas arsye të thirret kjo seancë e orës 9, u dashtë pas kësaj të orës 10”, ka thënë Avdullah Hoti nga LDK. Pasi kryeparlamentari Kadri Veseli përfundoi takim me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, deputetët e partive në pushtet zunë vendet e tyre në parlament. Ata nisën punën pa opozitën. Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi emrat e ekipit negociator, të cilët kërkoi të votohen. Kronikw nga Enis Reçica. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 29 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 43 minuta më parë