Si njerëzit, edhe krimbat duan ushqimin e tyre të preferuar pas konsumimit të kanabisit, gjen studimi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si njerëzit, edhe krimbat duan ushqimin e tyre të preferuar pas konsumimit të kanabisit, gjen studimi

NULL NULL
22.04.2023 21:56
krimba

Nuk janë vetëm njerëzit ata që tërhiqen nga ushqimi pas konsumimit të kanabisit: krimbat gjithashtu shfaqin të njëjtën dëshirë për ushqimet e tyre të preferuara pas konsumimit të kanabisit, ka zbuluar një studim i ri.

Në studimin e publikuar në buletinin “Current Biology”, hulumtuesit ia dolën të simulojnë krimbat të bëhen “high” duke i futur ata në kanabinoid.

Është e paqartë nëse krimbat u bënë “high”, por shfaqën preferencë më të fuqishme për ushqime me më shumë kalori, sikurse njerëzit që duan ushqime jo shumë të shëndetshme pas konsumimit të kanabisit.

Gjetja sugjeron se kanabisi mund të ndërhyjë në një mekanizëm të rëndësishëm që ndihmon në rregullimin e oreksit, përfundoi studimi.

Dihet se kanabinoidet veprojnë duke u lidhur me proteinat në tru, sistemin nervor dhe pjesë të tjera të trupit të quajtur receptorë kanabinoid. Nëse kanabinoidet përmbajnë një kimikat të njohur si THC, ai mund të shkaktojë ndjenja relaksi dhe kënaqësie.

Normalisht, këta receptorë reagojnë ndaj kanabinoideve që janë natyrshëm të pranishëm në trup, të njohur si endokannabinoidë. Sistemi endokannabinoid luan rol të rëndësishëm në të ngrënit, ankthin, të mësuarit dhe kujtesën, riprodhimin dhe metabolizmin.

Një nga autorët e studimit dhe një profesor i biologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin e Oregonit në SHBA, Shawn Lockery, tha: ”Sinjalizim kanabinoid është i pranishëm në shumicën e indeve në trupin tonë. Prandaj mund të përfshihet në shkaktimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh”.

Mendohet se krimbat e shohin më të dëshirueshëm ushqimin me kalori të lartë dhe e kërkojnë atë në mënyrë aktive. Kur ngjyhet në anandamide, kjo preferencë u bë më e fortë, thanë studiuesit, duke shtuar se krimbat u grumbulluan në ushqim dhe qëndruan atje më gjatë se zakonisht.

Studiuesit thanë se studimi sugjeroi që krimbat mund të përdoren në testimin dhe shqyrtimin e barnave për përdorim njerëzor, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS