Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si mund të funksionojnë lidhjet në distancë?

NULL NULL
16.09.2023 22:12
lidhjet
lidhjet

Edhe pse teknologjika na mundëson që të qëndrojmë në kontakt pothuajse të vazhdueshëm me personat që i kemi në distancë, kjo nuk i eliminon të gjitha sfidat dhe punën që duhet për të ruajtur një marrëdhënje në distancë.

Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta, por është shumë e rëndësishme që linjat e komunikimit dhe besimit të mbeten të hapura për ata që janë larg njëri-tjetrit, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët e takimeve thonë se komunikimi me partnerin është shumë i rëndësishëm në çdo marrëdhënie, por veçanërisht kur nuk jeni fizikisht afër.
Sipas ekspertëve, frekuenca e komunikimit është më pak e rëndësishme sesa cilësia dhe thellësia e tij.

Për të pasur një lidhej në distancë të shëndoshë duhet të diskutoni me partnerin tema interesante dhe të rëndësishme që iu tregojnë më shumë për personin tjetër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.