Si ishte festuar deklarata e 2 korrikut më 1990?(VIDEO)

Si ishte festuar deklarata e 2 korrikut më 1990?(VIDEO)

NULL NULL
5 muaj më parë

Ish- anëtari i Forumit Rinor të LDK-së, Flamur Beqiri, ka treguar se si ishte festuar më 1990, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut.

Beqiri edhe tani thotë se ajo deklaratë është bazamenti i funksionalizimit të shtetësisë së Kosovës në atë periudhë, njofton Klan Kosova.

”Deklarata si e tillë atë natë ka qenë jashtëzakonisht ngazëllyese”.

”E kemi ndjerë veten edhe të privilegjuar me vet faktin që ishim pjesë e asaj periudhe”.

”Në mbrëmje koncentrimi i të rinjve bëhej kryesisht në Kurriz. Ka qenë i njohur për shkak të koncentrimit të të rinjve aty. Organizimet kanë qenë spontane. Në mbrëmje të gjitha lokalet me pronarë shqiptarë, kishin muzikë shqip”.

Si ishte festa?

”Ka qenë atmosferë ngazëlluese, sa që edhe njerëzit me ndërtesat përreth kishin ndalë vetë në ballkone me pa çfarë po ndodhte”.

”Ne në ato momente nuk njihnim frikën”.

”Por në disa locale ka pasur pronarë serbë, dhe kishin tendencë të tillë sa që nisën për të penguar organizimin. E pamë se situata mund të eskalonte sepse patrollat e policisë ishin ta pozicionuara në tri hyrje”.

”Vendosëm që të marrim një aksion me të rinjtë, dhe vendosëm që të anulojmë aktivitetet. Problemi ishte se ne nuk kishim autoritet”.

”Provuam dhe për 15 minuta kemi kontaktuar secilin pronar shqiptar të lokalit, dhe brenda gjysmë ore të gjithë njerëzit brenda Kurrizit, janë larguar”, thotë ai, njofton Klan Kosova.