Si ia transferoi RTP-së 700 mijë euro: Hetem Ramadani tregon se si u përndjek nga policia e Beogradit më 1990 (VIDEO) NULL NULL 04.02.2023 20:28 04.02.2023 20:28 Biznesmeni i njohur kosovar, i cili njihet në popull si një meditues dhe mjek popullor, Hetem Ramadani vjen në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova komplet ndryshe nga temat që ai ka trajtuar tash e disa kohë. Këtë herë ai ka zgjedhur të flas rreth politikbërjes në Kosovë, duke trajtuar disa nga figurat kyçe të saj. Ai po ashtu ka trajtuar edhe një ngjarje të vitit 1990 ku ai atë kohë ishte drejtor i firmës shtetëror, “Kosovo Drvo Komerc” dhe nga financat e kësaj firme kishte bërë transfer të 700 mijë markave në llogarinë e RTP-së (Radio Televizionit të Prishtinës). “700 mijë marka ekuivalent dinar ia kam transferu në llogarinë e RTP-së. Njazim Ramadanin e kam pas drejtor financiar, Skender Kastrati ka qenë prezent kur i kam thënë, i ndjeri profesori që e dogjën serbët Hamdi Gashi, Elida Nimani reja e Xhavit Nimanit ka qenë juriste dhe i kam thënë bëne një vendim, shpejt e shpejt, se u dashke një letër për me dërgu në bankë, dhe e kam nënshkruar. Kanë shku 700 mijë marka”, tha ai. E ky transferim i kësaj shume të hollash nuk kishte kaluar lehtë për Ramadani. Ai rrëfeu se për këtë transferim ishte përndjekur edhe nga policia sekrete e Beogradit me arsyen për të kuptuar se si kishte arritur t’ia transferonte gjithë atë shumë RTP-së. Ramadani tregoi se pas këshillave të shumta për të ikur që të mos arrestohej, ai kishte shkuar te Adem Demaçi për t’u konsultuar dhe për të marrë një vendim në bazë të këshillave të tij. Se si rrodhi pastaj historia e kësaj çështje mund ta dëgjoni rrëfimin e plotë të Ramadanit në linkun e mëposhtëm: Emisioni i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025