Si i normalizoi raportet Granit Xhaka me tifozët e Arsenalit? NULL NULL 19.09.2022 11:49 19.09.2022 11:49 “E kemi Xhakën” – Si i rindërtoi Arsenali marrëdhëniet me tifozët e tij Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, u tha tifozëve të Arsenalit që të “pirdhen” në tetor 2019, por tani ata po e këndojnë përsëri emrin e tij falë trajnerit Mikel Arteta. Nëse dikush dëshiron të dijë se sa mirë po shkojnë gjërat në Arsenal tani, mjafton të shikohet fitorja 3-0 e së dielës në Brentford, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Koha e rregullt sapo kishte përfunduar dhe lojtarët të gjithë po shkonin drejt tifozëve në stadiumin e komunitetit Gtech për të festuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e Premier Ligës. Dhe pikërisht e papritura ndodhi. “Ne kemi Granit Xhakën, kemi Granit Xhakën. Ne kemi Granit Xhakën, kemi Granit Xhakën…” Kjo ishte kënga që po këndohej nga tifozët jashtë fushe teksa skuadra e Mikel Artetës qëndronte përballë tifozëve të Arsenalit, duke duartrokitur dhe duke shprehur mirënjohjen e tyre për të gjithë mbështetjen. Për Xhakën, ishte një moment i madh. “Është një ditë shumë, shumë e veçantë për mua,” tha ai i emocionuar përmes llogarisë së Arsenalit në Twitter. “Për të dëgjuar atë se çfarë po ndodhte, [që ju] ta këndoni këngë për mua. Faleminderit.” Për shumicën e lojtarëve, marrja e serenadave nga fansat e tyre nuk do të ishte asgjë e re. Por për sa i përket marrëdhënies së tij me tifozët e Arsenalit – Xhaka nuk është një lojtar i zakonshëm. Në të vërtetë, fakti që ai tani po merr vlerësimin e tyre flet shumë për cilësinë e performancave që ka bërë këtë sezon. Pas gjashtë vitesh në Arsenal, ky ishte sezoni që shumë menduan se Xhaka më në fund do të largohej nga formacioni startues, veçanërisht me ndryshimin e formacionit të prezantuar nga Mikel Arteta. Për dallim prej kësaj, ai ka çimentuar vendin e tij në ekip me një seri paraqitjesh të shkëlqyera. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.