Si e kujton gazetari Gazmend Syla kohën kur Ibrahim Rugova ishte president? (VIDEO)

Si e kujton gazetari Gazmend Syla kohën kur Ibrahim Rugova ishte president? (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka thënë se për Ibrahim Rugovën kishte dëgjuar në moshë të re, në fund të viteve të 80-ta, duke shtuar se në atë periudhë çdo gjë lidhej me presidentit historik.

“Unë mund të flas për Ibrahim Rugovën nga perspektiva e gazetarit dhe një kosovari të ri, që ka filluar të dëgjoj dhe mësoj për Rugovën, kur ishte si 20 vjeçar, ai erdhi në jetët tona dhe u bë shumë i rëndësishëm në Kosovë, në një fazë shumë kyçe për të ardhmen e popullit tonë, në fund të viteve të 80-ta”.

“Pastaj, në atë periudhë nuk kishte një shtyllë tjetër që mund të lidhej shqiptari i Kosovës. Atëherë, ka pasë shumë lëvizje si parti të vogla që filluan të krijohen, nuk e di se për çfarë arsye gjithçka lidhej rreth Rugovës”.

“Në atë periudhë, dikush thoshte se Rugova ishte aty, sepse kishte munguar guximi i dikujt tjetër. Dikush thoshte që ai ishte shtyrë me zorë të vendoset në pozitën që ishte. Dikush thoshte se është punë perëndie edhe për zgjedhje se pse ai ishte aty”.

“Shumë njerëz kanë menduar se Rugova ka ditur gjithçka, i cili me politikën dhe qasjen e tij, sipas njerëzve e ka ditur se kur vjen e mira për Kosovën. Qytetarët kanë menduar se ai ka bërë thirrje për durim gjatë gjithë kohës, dhe se ai e ka ditur në një fazë të hershme se nuk ishte i mirë rebelimi ekstrem karshi pushtetit. Ai kishte pritur t’i krijojë lidhjet e mira të mundshme me Evropën dhe sidomos me Amerikën, themel i politikës së tij ishte lidhja e Kosovës me Amerikën”.

“Kështu, Rugova fitoi zgjedhjet si shumë politikanë në botë që fitojnë zgjedhjet pa problem pas një periudhe 10 vjeçare në këtë fushë. Unë nuk jam ai ekspert që flet për Rugovizmin, unë i dhashë disa përshtypje të mia për Rugovën në fundvitet e 80-ta dhe fillimin e viteve të 90-ta”.

Syla në Edicionin e Analizës ka tregur se si gazetar ai e ka ndjekur Rugovën kur ishte në politike duke thënë se ai ishte i thjeshtë.

“Si gazetar e kam ndjekur aktivitetin politik të Rugovës, ai ka qenë i thjeshtë, i shkurtë dhe i drejtpërdrejtë. Ai ka qenë ndoshta më ndryshe se politikanët e tjerë të kohës, pasi ndoshta nuk është se nuk ka dashtë fitore në zgjedhje, por gjithmonë ka thënë se do të fitojmë dhe do të qeverisim së bashku. Ndoshta mbi këtë farë ideje e lidhin punën e rugovizmit dhe njëfarë qejfi të të gjithëve që Kosova të jetë një vend ku qeverisja është pak a shumë jo vetëm e dikujt më shumë se sa veç e dikujt”, ka thënë Syla.