Si duken sot djemtë që na thyen zemrën gjatë adoleshencës NULL NULL 29.09.2020 11:36 29.09.2020 11:36 Jemi të bindur që gjatë adoleshencës keni patur fiksim një nga djemtë që do të shihni në listën më poshtë. Ishte ai djali, ylli i filmit që shfaqej papritur, që s’ngjante me asnjë personazh tjetër që do të të bënte të flije me ëndrra e ta komentoje për orë të tëra me shoqen e ngushtë. Në nder të atyre momenteve, po i kujtojmë sot, ndonëse një pjesë e mirë kanë hequr dorë nga aktrimi. 1. Jonathan Bennett Kush pa “Mean Girls” dhe nuk u dashurua me të? 2. Shane West Mjafton kjo foto për t’ju kthyer shumë vite pas. Ishte filmi “A Walk to Remember” që do ta bënte Shane West të dashurin ideal për gjithë vajzat e planetit. Sado kohë të kalojnë, shikimin zemërthyes të tij e kemi para syve. 3. Chad Michael Murray Një tjetër djalosh që zbukuronte ditët e adoleshencës sonë. Dashuria e parë e vajzave, princi me sy të shkruar e filmave One Tree Hill, Gilmore Girls, Freaky Friday, A Cinderella Story. 4. Jesse Metcalfe Sigurisht që e mbani mend këtë, por ju kujtohet si John Tucker, në filmin e 2006-ës, “John Tucker duhet vrarë”. Skena që ju kujtohet sa shihni këtë fytyrë, është John, djali i keq që luan basketboll me tanga dhe të gjithë e ndjekin pas! 5.Corbin Bleu Në fakt, sytë i kishim tek Troy (Zac Efron), por shoku i tij kaçurrels nuk mbetej pas. 6.Tom Welling Emri i tij ndoshta s’ju kujtohet, por e mbani mend si Superman tek “Smallville” apo si Charlie, djali më king i familjes së madhe tek “Telashe me duzinë”. Si mund t’i harronim sytë e tij? /anabel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.