Si bëhet dhe kur është koha e duhur për krasitjen e mollëve (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si bëhet dhe kur është koha e duhur për krasitjen e mollëve (VIDEO)

NULL NULL
21.03.2023 15:18
Krasitja e mollëve

Nga materiali kuptoni se si duken trungjet e krasitura të mollëve sepse është koha që nga këto bimë, të largohet sasia e tepërt e degëve.

Procesi i krasitjes ndryshon në vartësi nga moshës dhe lloji i pemës që doni ta krasitni, por në koncept mbetet i njëjtë.

Së bashku me stafin e tij, Nazmi Blakaj brenda këtij viti ka krasitur mbi 16 hektarë mollë.

Megjithëse duket i thjeshtë, procesi i krasitjes është ndër proceset më të rëndësishme në pemishte sepse nga ky proces varet shëndeti e gjithashtu prodhimtaria e bimëve.

Kovraga mbetet vendi me sipërfaqet më të mëdha të pemishteve me mollë në vendin tonë.