Lajmet e fundit

Këngëtarja Shyhrete Behluli ka zbuluar se shokët dhe shoqet e nipit po i thonë që e ka gjyshen e famshme.
Behluli foli gjerë e gjatë në Klan Kosova për përvojën e saj me nipërit dhe mbesat.
“Po, i du, luj me ta më dojnë, luj me ta e krejt po edhe nipat kënaqen kur e shohin gjyshen artiste”, tha Behluli në Prive Summer të Klanit.
“I kanë thanë Matinit në shkollë: E ki gjyshen shumë ‘famous’”, tha Behluli duke qeshur.
“Kështu që, jemi mësu”.