Shuuummmëëë sport sot në ArtMotion NULL NULL 23.11.2024 10:00 23.11.2024 10:00 Vedat Muriqi feston pasi shënoi gol kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, 11 shtator 2022. Foto: AP Me përfundimin e ndeshjeve të ekipeve ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve, futbolli po rikthehet nëpër liga. Dihet se ngjarjet më të mëdha sportive, nga futbolli, basketbolli, Formula1 e të tjera, mund t’i keni të përthekuara vetëm në platformën më të madhe sportive në vend, Artmotion. Çka do të kemi sot? Nga ora 13:00 rikthehet Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll me dy ndeshje interesante, atë mes Malishevës dhe Dukagjinit (Sport1) dhe Feronikeli’74 – Gjilani (Sport2). Të dy këto ndeshje luhen nga ora 13:00. Serie A nis xhiron e re me Veronën kundër Interit nga ora 15:00 në Sport3. Kurse nga ora 18:00 na pret super-derbi mes Milanit dhe Juventusit, i cili transmetohet në Sport1. Po ashtu, në terminin prej 20:45, zhvillohet edhe Parma me Atalanta, të cilën mund ta ndiqni në Sport2. La Liga rikthehet me ndeshjen Valencia Betis nga ora 14:00, e cila transmetohet në kanalet sportive të Kujtesas, sikurse edhe ajo mes Atletico Madridit dhe Alavesit (16:15). Ndërkaq, nga ora 18:30, Mallorca e “Piratit” të Kosovës, Vedat Muriqi, do të përballet me Las Palmas si mysafir, ndeshje të cilën do të mund ta ndiqni në Sport2. Kurse nga ora 21:00, Barcelona si lider i La Ligas i shkon Celta Vigos, përballje të cilën do të mund ta ndiqni në Sport1. Tutje, Artmotion do t’ua sjell edhe emocionet e Ligue 1 me fillim nga ora 17:00 në ndeshjen Lens – Marseille, e cila transmetohet në kanalet sportive të Kujtesas. Gjithashtu, nga pra 21:00 ju sjellim ndeshjen Reims – Lyon, e cila po ashtu transmetohet në kanalet sportive të Kujtesas. Veç këtyre, nga pra 14:00 në Sport 4 mund të ndiqni edhe ndeshjen e Superligës së Turqisë mes Kayserispor dhe Fenerbahces. Ndërkaq, nga ora 17:00, po në Sport 4 mund ta ndiqni lojën tjetër të Superligës turke, Bodrum – Galatasaray Nga ora 20:00, vjen episodi i 12 premierë i UCL Magazine. Kurse nata përmbyllet me UFC: Fight Night në luftën mes Yan dhe Figueiredo, e cila transmetohet në Sport5 nga ora 00:00. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.