23:19, 11 Shkurt 2019

Negociatorët Republikanë dhe ata Demokratë janë takuar këtë të hënë në tentativë për të arritur marrëveshje rreth sigurisë kufitare dhe shmangien e një bllokade tjetër qeveritare.

Ata deri tash kanë qenë të ndarë për ndalimin e imigrantëve të padokumentuar dhe financimin e premtuar për kufirin me Meksikën nga Presidenti Donald Trump, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Trump ka thënë këtë të hënë se “varet nga Demokratët” nëse do të bëjnë marrëveshje ose të marrin përgjegjësinë për “shutdown”-in e ri.

Bllokada paraprake ka zgjatur 35 ditë dhe ka qenë më e gjata në historinë e SHBA-së.

Kongresi duhet që deri të premten ta kalojë legjislacionin para se të përfundojë marrëveshja e tanishme për financimin federal.

“Shutdown” paraprak ka përfunduar më 25 janar, pasi që ligjvënësit u pajtuan që të negocionin.