Shumë vlerësime në emër të dialogut Kosovë-Serbi (VIDEO)

Shumë vlerësime në emër të dialogut Kosovë-Serbi (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 4 months më parë

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, nga e premtja bartë medaljen e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Atë ia dha presidenti amerikan, Donald Trump, për kontributin e dhënë në normalizimin ekonomik në mes dy vendeve.

Vetë Donald Trump, për ndihmën e dhënë në dialogun mes dy shteteve, tre muaj më parë u propozua për çmimin Nobel për paqe nga deputeti norvegjez, Christian Tybring Gjedde dhe ai suedez, Margus Jacobsson.

Për të njëjtin çmim u propozuan edhe nënshkruesit e marrëveshjes së parë mes dy vendeve, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq.

Krejt këto propozime e dhënie çmimesh u bënë pa u arritur ende një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serisë.

klankosova.tv