Shumë tollovi drejt aeroportit ku pritet të vijë ekipi olimpik i xhudos (VIDEO) NULL NULL 02.08.2021 18:48 02.08.2021 18:48 Një kolonë e jashtëzakonshme është krijuar në rrugën drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Aty sonte pritet të arrijë ekipi olimpik i xhudos, bashkë me dy kampionet olimipike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në krye me trajnerin Driton Kuka. Megjithatë, nuk dihet nëse shumica e veturave që kanë krijuar një tollovi të madhe në rrugën që të çon në aeroportin “Adem Jashari” janë nisur për t’i pritur çikat e arta dhe pjesën tjetër të ekipit të xhudos së Kosovës. Disa prej tyre që u intervistuan nga Klan Kosova deklaruan se ishin nisur për diku tjetër dhe jo për të pritur ekipin e xhudos me kampionet olimpike. Tashmë është bërë e ditur agjenda e pritjes së ekipit garues kosovar në “Tokyo 2020”, ku në orën 19:50 do të ketë pritje ceremoniale shtetërore dhe do të mbahet edhe një konferencë për media. Ekipi do të parakalojë me autobus afër tifozëve dardanë të cilët janë organizuar dhe janë në pritje të ekipit të xhudos në afërsi të aeroportit bashkë me shumë qytetarë të tjerë. Kampionet olimpike bashkë me trajnerin e tyre do të bëhen pjesë edhe e aktivitetit “Akull n’Verë” që mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 21:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 27 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 33 minuta më parë