Shumë kujdes ndaj Barcelonës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shumë kujdes ndaj Barcelonës

NULL NULL
02.05.2015 14:01
Jerome Boateng: Duhet të jemi sa më të kujdesshëm duke mbrojtur dhe sulmuar si një ekip. Nëse luajmë si ndaj Dortmundit bëjmë mirë të mos shkojmë fare në Barcelonë

Pas eleminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, ka folur rreth ndeshjes së arshme që gjermanët e lujan kunër Barcelonës, në kuadër të  Champions League.

“Barcelona është një nga ekipet më të forta të planetit dhe ne duhet të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë”.

“Nëse luajmë si ndaj Dortmundit bëjmë mirë të mos shkojmë fare në Barcelonë. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm duke mbrojtur dhe sulmuar si një ekip. Nuk duhet të gabojmë kur të na jepet mundësia për të shënuar. Gjithashtu duhet të korrigjohemi në disa detaje pasi e humbasim topin shpejt dhe luajmë me topa të gjatë”, ka deklaruar Boateng.

Në vijim, mbrojtësi gjerman shton se situata ka ndryshuar pas eleminimit nga Kupa sepse skuadra nuk funksionoi në ndeshjen kundër Borussias dhe kjo duhet t’i shqetësojë lojtarët.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales do të luhet në datën  6 maj në Barcelonë dhe ajo e kthimit vetëm 6 ditë më pas në Allianz Arena.

 

lajme të ngjashme