Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shumë diskutime në Kuvend

NULL NULL
06.05.2015 08:48
Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme do të diskutojë për një varg projetkligjes në mesin e të cilave është edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare si dhe ai për Maturën Shtetërore.

Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të  diskutohen shumë projektligje e njëri ndër ta është edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare si dhe ai për Maturën Shtetërore.

Deputetët në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtojnë sot po ashtu edhe projektligjin për armë, për Letërnjoftim, atë për Avokatin e Popullit, për Barazi Gjinore, për Mbrojtje nga diskriminimi, për Trashëgiminë Kulturore si dhe shumë projektligje të tjera.

Më tutje do të shqyrtohet edhe Projektligji për Digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore, për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose Panelit për Lirim me Kusht, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, etj

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.