Shumë aktivitete në përkujtim të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (VIDEO)

Shumë aktivitete në përkujtim të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Me nderime shtetërore dhe kombëtare është shënuar 143 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në qytetin historik u vlerësua sakrifica e burrave dhe grave të asaj kohe për të ardhmen e shqiptarëve.

Të pranishëm në shënimin e kësaj dite ishin Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kryeparlamentari tha se nuk duhet harruar kurrë sakrifica e tyre.

“Duke mbrojtur ne vlerat më të larta të kombit tonë duke i respektuar ato duke e kujtuar këtë ngjarje bashkë me këtë ngjarje të historisë tonë shumë të rëndësishme ne nderojmë vetën tonë dhe brezave që do i lëmë pas ua garantojmë që do ua bartim këtë trashëgimi të cilët na e kanë lënë të parët tanë në luftë për liri”.

Për Konjufcën formimi i Lidhjes në Prizren ka një shpjegim interesant.

“Ata zgjodhën Prizrenin, sepse zgjodhën zemrën e shqiptarisë”.

 E në këtë ditë, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, premtoi angazhim për ruajtjen e muzeve. Ai e bëri të ditur se pikërisht në këtë përvjetor do të hapet muzeu i UÇK-së.

“Pas dy ditësh e kemi hapjen e muzeut të parë të dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Landovicë ku faktikisht vazhdojmë me dokumentimin e atyre përpjekjeve të popullit shqiptar për liri”.

 Të enjten u hap Panairi i Librit ku Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se duhet të rritet mbështetja për shtëpitë botuese.

Si shkrimtarët po ashtu edhe shumë intelektualë që e vizituan Prizrenin thanë se më 10 qershor të 1878, mbajtja e Lidhjes Shqiptare është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.