“Shullazi”, Prokuroria pyet sërish dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja NULL NULL 06.12.2018 16:10 06.12.2018 16:10 Dëshmitari i drejtësisë, Ylvi Beqja, u pyet në Prokurorinë e Tiranës dhe sërish për “Shullazin”. I pandashëm nga truprojat, Beqja vazhdon të konisderohet i rëndësishëm për Prokurorinë, përderisa akuza nuk ka mbyllur ende llogaritë ndaj Emiljano Shullazit, që është nën hetim edhe për pastrim parash. Edhe pse u dënua nga Krimet e Rënda për tri vepra nga tetë që akuzohej, njëra prej tyre, ajo e pastrimit të parave u transferua në Prokurorinë e kryeqytetit, për shkak të kompetencave. Siç bën me dije Prokuroria, ajo po heton për ish-Vollgën, që ishte motivi i takimit Shullazi-Beqja, e gjithashtu edhe shkaku i ndarjes së tyre, shkruan Top Channel. Siç rezulton në dosje, 30 për qind e këtij objekti i përket Emiljano Shullazit, sipas kontratës së dhurimit të dhjetorit të vitit 2014, që e bën pronar me argumentin “për mirënjohje”. Siç ka dëshmuar më herët Ylvi Beqja, ai e kontaktoi 41-vjeçarin për t’i kërkuar ndihmë, pasi po përballej me vështirësi në shkallët e gjyqësorit për kthimin e ish-Vollgës. Një histori që më pas kulmoi me gjobëvënie nga grupi. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burgim, e krahas tij u dënuan në total me 55 vite burgim edhe anëtarët e grupit. Vendimi është apeluar nga të pandehurit që pretendojnë pafajësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 21 minuta më parë