Shulku: Në “Elbasan Arena” pa tifozë serbë NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Tashmë është zyrtare, tifozët serbë nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” për sfidën eliminatore të 8 Tetorit. Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i cili bëri publike edhe masat e marra për këtë ndeshje. “Nuk është e vërtetë që do të ketë tifozë serbë në stadium. Bëhet fjalë për në grupim studentor që nga një marrëveshje e iniciuar nga qeveria shqiptare dhe serbe në një mbledhje të organizuar në Berlin me kancelaren Merkel”, deklaroi Shulku. Në vijim ai shtoi se procesi i shitjes së biletave është pikë shumë e rëndësishme e këtij procesi dhe për këtë fatk Federata mbajti të njëjtat çmime si ndeshjet e tjera. “Kemi shitur online 20% të biletave, dhe me grupimet e dedikuara, që tashmë dihen që janë mbështetësit kryesorë të ekipit kombëtar, kemi ruajtur marrëdhënie konstante”, shtoi numri 2 i Federatës Shqiptare të Futbollit. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së tha se janë marrë masa që të mos ketë asnjë veprim jashtë fushe që të ndikojë në ecurinë e lojës. “Të gjithë duam fitore dhe duhet të përkrahim Kombëtaren”, tha Shulku, shkruan SuperSport.al. Grupimi i vetëm në stadium do të jetë ai i “Tifozëve Kuq e Zi”, të cilët në bashkëpunim me Federatën do të bëjnë një koreografi. I ftuar në këtë ndeshje do të jetë dhe zyrtari i lartë i UEFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Gianni Infantino.