Shuhet Ëndrra Amerikane për Kosovën NULL NULL 31.03.2026 20:46 31.03.2026 20:46 Kosova nuk arriti ta sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. “Dardanët” pësuan humbje minimale në “Fadil Vokrri” kundër Turqisë 0:1. Kështu kombëtarja e drejtuar nga Vincenzo Montello, e ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror. ________________________________________________________________________________________________________________________ Po luhen 10 minutat e fundit të finales së madhe Kosovë-Turqi. Mysafirët vazhdojnë të kenë epërsinë prej 0:1 pas golit në minutin e 53-të që e realizoi Kerem Akturkoglu. “Dardanët” në pjesën e dytë i bënë disa zëvendësime duke inkuaduar Zhegrovën, Alitin dhe Rashicën. ________________________________________________________________________________________________________________________ Edon Zhegrova është inkuadruar në lojë në finalen e madhe kundër Turqisë. Ai hyri në minutin e 71-të në vend të Mërgim Vojvodës. Sot është një datë e veçantë për të pasi ka mbushur plot 27 vjet. Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të shënojë pikërisht në ditëlindjen e tij. Aktualisht rezultati është 0:1 në favor të Turqisë. ________________________________________________________________________________________________________________________ Turqia ka shënuar gol kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”. Golin e epërsisë e realizoi Kerem Akturkoglu. Ai shënoi në minutin e 53-të, pas asistimit të Orkun Kokçu. _______________________________________________________________________________________________________________________ Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi. 45 minutat e para në “Fadil Vokrri” përfunduan pa gola 0:0. Nga pika e bardhë e mesit të fushës, topin e nisën mysafirët. ________________________________________________________________________________________________________________________ Portat mbeten të paprekura, por “Dardanët” zhvilluan lojë tejet të mirë duke pasur edhe rastet e veta të cilat nuk i konkretizuan. Shansi kryesor ishte ai i Fisnik Asllanit, i cili qëlloi shtyllën e portës kundërshtare. ________________________________________________________________________________________________________________________ Kosova e ka marrë inciativatën e lojës në finalen kundër Turqisë, por në 30 minuta nuk ka gol. Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol. Ndeshja po zhvillohet në ritme tejet të larta nga dyja skuadrat. ________________________________________________________________________________________________________________________ Ka kaluar çerek ore lojë në finalen Kosovë-Turqi. Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0. Loja zhvillohet me një ritem goxha të shpejt nga dy palët. ______________________________________________________________________________________________________________________ Ka nisur finalja historike mes Kosovës dhe Turqisë. Sonte “Dardanët” do të synojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror, për herën e parë në histori. Nga mesi i fushës u nisën djelmoshat e Franco Fodës. Në gjysmëfinale skuadra e Franco Fodës, eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, derisa Turqia Rumaninë minimalisht 1:0. LIVE | “Fadil Vokrri” mbushet plot, gjithçka gati për Ëndrrën Amerikane (VIDEO)