Lajmet e fundit

Gjasat që Kuvendi i Kosovës të mbajë një seancë të re gjatë ditës së sotme duket se janë zbehur.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka raportuar drejtpërdrejt nga Kuvendi, duke bërë të ditur se pak minuta më parë janë mbyllur edhe dyert e sallës plenare.
“Gjasat që të thirret një seancë e re sot, duket se janë shuar, pasi para pak minutash janë mbyllur edhe dyert e sallës plenare”, ka raportuar Tërshani./Klankosova.tv