14:15, 24 Qershor 2019

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se mund të kishte pasur shumë pritshmëri që takimi në Paris do të mbahej.

Kryediplomati serb shtoi se dihej që presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të planifikonte një takim të tillë përderisa Prishtina nuk e shfuqizon taksën mbi mallrat nga Serbia.

Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse anulimi i takimit të Parisit mund të interpretohej si një humbje, tha se “duket se më shumë është mposhtur Hashim Thaçi”, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë