Shtyhet vendimi nga UEFA për ndeshjen Drita-Linfield

Shtyhet vendimi nga UEFA për ndeshjen Drita-Linfield

2 muaj më parë

FC Drita ka njoftuar sot se është shtyrë vendimi nga UEFA për rastin e ndeshjes së anuluar dje me Linfield FC.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Gjilani ku ka thënë se rasti ka kaluar në një instancë tjetërm njofton Klan Kosova.

“Shtyhet vendimi, kalon në një instancë tjetër! Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni disiplinor për rastin e ndeshjes së anuluar te klubit tonë me ekipin e LINFILD FC. Komisioni i disiplines në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur të vendosë dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-s”.

Postimi i plotë:

Shtyhet vendimi, kalon në një instancë tjetër!

Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni diciplinor për rastin e ndeshjes së anuluar te klubit tonë me ekipin e LINFILD FC.

Komisioni i diciplines në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur të vendos dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-s.

Në vendim thuhet:
“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”

Data e vendimit nga organet e Apelit të UEFA-s nuk është bërë e ditur!