Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Netanyahut, shkak vizita në SHBA

NULL NULL
02.07.2025 13:36

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të dëshmojë javën e ardhshme në procesin gjyqësor penal kundër tij, për shkak të një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Shtyrja e dëshmisë u kërkua nga ekipi i tij mbrojtës dhe u miratua nga prokuroria, e cila aktualisht ndodhet në fazën e marrjes në pyetje të kryeministrit.

Megjithatë, prokuroria kërkoi shtimin e ditëve të gjyqit për të kompensuar vonesën, duke pasur parasysh se gjykatat izraelite do të hyjnë në pushim veror nga 21 korriku deri më 5 shtator. Sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës, Netanyahu do të dëshmonte më 21 dhe 22 korrik, por këto data tani janë në pikëpyetje, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Netanyahu pritet të udhëtojë të dielën drejt Uashingtonit dhe të kthehet në fund të javës. Gjatë vizitës, ai ka të planifikuar takime me një sërë zyrtarësh të lartë amerikanë, përfshirë Presidentin Donald Trump, Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Marco Rubio, si dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, dhe përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan.

Netanyahu po përballet me akuza për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me besimin publik, në një proces gjyqësor që ka zgjatur disa vite dhe që ka dominuar skenën politike izraelite.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.