Shtyhet për vjeshtë vizita e Orhan Pamuk në Kosovë NULL NULL 18.05.2023 13:00 18.05.2023 13:00 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se vizita e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë. Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se shtyrja e vizitës ka ndodhur për shkaqe të tij personale, përcjell Klankosova.tv. “Me keqardhje ju informojmë që vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë. Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifkuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.