Shtyhet në GJKKO seanca për Erion Veliajn NULL NULL 13.06.2025 13:48 13.06.2025 13:48 Shtyhet për te martën në orën 11.30 seanca për Veliajn. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e biznesmenit Elman Abule i cili është me masë arrest në shtëpi. Kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu nuk ishte i pranishëm në seancë pasi u përfaqësua nga avokati i tij Ermir Beta, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Në këtë seancë që do të drejtohej nga gjyqtari Erjon Bani, SPAK pritej të paraqitej informacioni 2- mujor mbi ecurinë e hetimeve ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë. Pak ditë më parë Apeli i GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga qelia me garanci pasurore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.