Shtyhet gjykimi për vrasjen e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova NULL NULL 28.02.2017 12:17 28.02.2017 12:17 Gjykimi kundër të akuzuarit Boban Iliq nga Kumanova i cili është i dyshuar për vrasjen e 4 vjeçarit, Almir Aliut, që ka ndodhur më 25 qershor të vitit të kaluar sot është anuluar. Arsye për anulimin e gjykimit ka qenë mosardhja e ekspertëve që e kanë përgatitur ekspertizën neuropsikiatrike për të akuzuarin. Seanca e radhës do të mbahet më 24 mars. I dyshuari mund të dënohet me burg të përjetshëm, pasi që sipas aktakuzës, vrasjen e ka kryer me paramendim. Saktësisht, ai ngarkohet për veprën penale “vrasje”, sipas Kodit Penal neni 123, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 3, i cili thotë: “Personi që me paramendim do të privojë nga jeta ndonjë person, ndërkaq më pas do të rrezikojë edhe jetën e ndonjë personi tjetër, do të dënohet me më së paku 10 vite burg ose me burg të përjetshëm”. Përveç vrasjes së Almirit, i paraburgosuri Iliq është i dyshuar edhe për tentim vrasje të prindërve të fëmijës. Sipas aktakuzës, përpara vrasjes ka pasur një zënkë mes Iliqit, i cili ka qenë bashkë me të dashurën në Shtëpinë e Shëndetit – Kumanovë, dhe babait të Almirit, për shkak të mosrespektimit të radhës për pranim në ambulancë, shkruan Portalb. Prokuroria Themelore e Kumanovës ka dorëzuar aktakuzën për vrasjen e Almir Aliut më 25 qershor të këtij viti. Almir Aliu nga Kumanova humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë që mori mbrëmjen e 25 qershorit. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari Boban Iliq e ka kryer aktin në prani të prindërve të Almirit. Për ngjarjen pati reagime të mëdha, për të cilën u organizuan edhe protesta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme 25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën 31 minuta më parë
Kosova “UÇK-ja ka ndarë mirënjohje për degën e LDK-së”, Ferati flet për bashkëpunimin UÇK-LDK në Mitrovicë gjatë '98-ës 46 minuta më parë