Shtyhet dërgesa e Pfizer në Shqipëri, 15 mijë dozat e vaksinës arrijnë të martën NULL NULL 01.03.2021 16:26 01.03.2021 16:26 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të arrijnë ditën e martë, duke e shtyrë dërgesën për 24 orë. “Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë. Ndërkohë informohen qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqendruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.