Shtyhen Lojërat Olimpike “Tokio 2020” për një vit NULL NULL 24.03.2020 13:40 24.03.2020 13:40 Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, ka kërkuar që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të shtyhen për një vit për shkak të pandemisë koronavirus. Abe tha që ai ka rënë dakord me kërkesën e Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach për shtyrje, pas bisedës që zhvilloi me të të martën. Sipas burimeve të BBC-se Bordi Ekzekutiv i IOC pritet ta aprovojë shtyrjen e olimpiadës këtë pasdite. Lojërat Olimpike pritet të mbahen verën e ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.