Shtohet interesimi i të huajve për investime në Kosovë NULL NULL 06.08.2015 13:19 06.08.2015 13:19 Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se këtë vit ka më shumë kompani të huaja që kanë investuar në Kosovë. Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar numrin aktual të bizneseve të huaja në Kosovë duke e krahasuar më atë të vitit të kaluar. “Të dhënat nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë pranë MTI-së tregojnë se derisa për gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar kishim vetëm 80 biznese me pronarë të huaj, për periudhën e njëjtë të këtij viti kemi 211 sosh”. Bajrami gjithashtu ka shtuar këtë vit, janë rritur investimet në Kosovë për 6 milionë euro. ‘Trend shumë pozitiv për sa i përket investimeve të huaja direkte në Kosovë. Sipas të dhënave nga BQK, IHD për pesë mujorin e parë të këtij viti arrijnë shumën prej 157.8 milionë Euro, derisa për tërë vitin 2014 i kishim vetëm 151 milionë”, ka deklaruar ministrja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë