Shtohet edhe një rast me Covid-19 në Malishevë NULL NULL 29.05.2020 18:32 29.05.2020 18:32 Sot edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktivë me Covid-19 në Komunën e Malishevës, njofton Klan Kosova. “I prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv”. Gjendja me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: 77 të prekur me COVID-19 74 të shëruar 1 rast ka rezultuar me fatalitet dhe 2 raste janë aktive me Covid-19. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024