Shtohen tensionet, Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtohen tensionet, Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska

NULL NULL
17/03/2018

Tensionet mes Londrës dhe Moskës vazhdojnë të përshkallëzohen. Ditën e sotme Rusia ka marrë vendimin të dëbojë 23 diplomatë britanikë nga Moska.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatët rusë. Ministria e Jashtme ruse tha se 23 punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të “deklarohen persona non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen, shkruan Top Channel.

Edhe një ditë më parë pati akuza dhe kundërakuza të forta mes palëve. Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se, me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putini.

Ndërkohë, Kremlini i ka cilësuar shokuese dhe të pafalshme akuzat e drejtpërdrejta të Britanisë së Madhe.