Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtohen pritjet në pikat kufitare në dalje, kryeson Merdarja me katër orë

NULL NULL
15.08.2024 14:36
Fotografi ilustruese e kolonave ne pikat kufitare. Foto: Arkiv

Janë duke vazhduar të rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës.

Në Merdarë pritjet për në dalje kanë shkuar deri në katër orë,  kolona është në 1.7 kilometra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 2 orë e gjysmë për ta lëshuar Kosovën ka edhe tek Dheu i Bardhë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në pikën kufitare në Mutivodë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë mbi një orë e gjysmë, kurse në Jarinjë deri në një orë.

Poashtu, pritje ka edhe në Muçibabë që është gjysmë ore. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.