Shtohen patrullimet e policisë kosovare në Karaçevë (VIDEO)

Shtohen patrullimet e policisë kosovare në Karaçevë (VIDEO)

1 muaj më parë

Që nga e premta e 7 gushtit më shpesh po shihen andej pari.

Policë të brezit kufitar me armë të gjata janë më aktiv tashmë në Karaçevë, pas rastit të hyrjes së xhandarmërisë serbe këtu në kufirin me Serbinë.

Aktivë janë edhe patrolla të tjera, që kontrollojnë hyrje daljet në fshat, njofton Klan Kosova.

Kjo ka krijuar siguri tek qytetarët.

Mirëpo duket që kjo nuk po u mjafton karaçevasëve.

Ata të mërkurën dolën në rrugë për të protestuar si reagim ndaj hyrjes nga xhandarët ditë më parë.

Kronikë nga Merita Neziri.