Shtohen masat e sigurisë tek Kuvendi – një ditë para protestës NULL NULL 20.03.2019 16:34 20.03.2019 16:34 Opozita do të protestojë sërish nesër gjatë kohës që do të mbahet seanca parlamentare. Protesta është parashikuar të nisë rreth orës 09:30 përpara Kuvendit, ndërkohë policia ka nisur të marrë masa, duke vendosur gardh hekuri nga hyrja e parlamentit deri tek Kalaja e Tiranës,/Lapsi.al Ndryshe prej herës së kaluar është vendosur gardh hekuri dhe bazamentet janë forcuar me beton. Pritet që nesër të jenë të angazhuar rreth 1500 forca policie. Kujtojmë se në 16 mars opozita protestoi para Kryeministrisë dhe para Kuvendit, protesta u tensionua pasi protestuesit çanë kordonin e policisë, ndërsa në drejtim të tyre u hodh gaz lotsjellës disa herë. Qytetarë nga i gjithë vendi dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar u mblodhën duke protestuar kundër Qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 12 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 22 minuta më parë