Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri gjatë një kontrolli në një shtëpi në Shtime.
Rasti është raportuar mbrëmë, rreth orës 23:18, pasi Stacioni Policor në Shtime ka pranuar informacione për praninë e dy armëve të zjarrit në një shtëpi.
Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe kontrollit në lokacion, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa ndaj një personi me inicialet R.B., 57 vjeç, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
"Rasti mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse të Stacionit Policor në Shtime, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj", thotë Policia./Klankosova.tv