Shteti nis të japë 53 milionë për bujq, gruri paguhet më vonë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti nis të japë 53 milionë për bujq, gruri paguhet më vonë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 16/08/2022

Për 50 ari të mbjella me pemë të ndryshme, Xhevat Lahu pret të ndihmohet nga shteti.

Ai është një nga mbi 28 mijë bujqit që ka aplikuar për subvencione në programin për pagesa direkte të Ministrisë së Bujqësisë për çdo kulturë bujqësore.

Ky dikaster, të martën procedoi pagesën prej rreth 5 milionë eurosh për 3 mijë e 901 prej tyre, derisa pjesa tjetër pritet të ekzekutohet ndërkohë, njofton Klan Kosova.

Krejt ndihma kap shifrën prej 53 milionë eurosh.

Pagesa për grurin pritet të bëhet më vonë, meqë ende nuk ka përfunduar afati për dorëzimin e tij.