Shteti jep 50 centë për një pulë vojse (VIDEO) NULL NULL 12.03.2023 20:32 12.03.2023 20:32 Vezët nuk janë përfitimi i vetëm nga pulat vojse. Të paktën pronarët që kanë më shumë se 2.000 të atilla, do të mund të marrin edhe para për mbajtjen e tyre, përcjell klankosova.tv. Kjo meqë, Ministria e Bujqësisë do të subvencionojë me 50 cent për kokë pule. Ky vendim u mirëprit nga kultivuesit e këtyre shpezëve, meqë sic thanë, inflacioni ndikoi edhe te ky biznes. Bile, fermerët po kërkojnë që shuma e subvencionimeve të rritet, e të tilla të jepen edhe më shpesh. Megjithkëtë, fermerët tjerë të këtij lloji duhet t’i plotësojnë disa kriteret për të përfituar të hollat, derisa edhe përfitimi i subvencionimit do të kalojë nëpër disa faza, ndërsa, paratë në kuletat e fermerëve do të shkojnë tek pas 3 muajve.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023