Shteti amerikan do ta dekriminalizojë poligaminë NULL NULL 19.02.2020 19:20 19.02.2020 19:20 Senati i shtetit amerikan Utah, ka votuar unanimisht për dekriminalizimin e poligaminë midis të rriturve që kanë pajtueshmëri për një gjë të tillë. Sipas ligjeve aktuale, kushdo që zbulohet se ka më shumë se një bashkëshort/e mund të vuajë dënimin me burg deri në pesë vjet. Përkrahësit e projektligjit argumentojnë se ky veprim do të hiqte sekretet përreth bashkësive që praktikojnë poligaminë dhe do t’ju mundësonte viktimave që të raportojnë abuzimet. Por, kritikët paralajmërojnë se kjo mund të fuqizojë dhunuesit. Projektligji ende duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit. Sipas propozimit, poligamia (të pasurit e më shumë se një bashkëshorti/e) do të konsiderohej kundërvajtje, e ngjashme me shkelje të rregullave të trafikuttrafikut. Rreth 30,000 njerëz mendohet se jetojnë në bashkësi poligame në Juta, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 8 minuta më parë