Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtetasi i Britanisë zhduket në Ukrainë, familja e shqetësuar për të

NULL NULL
11.01.2023 01:03

Familja e njërit prej dy shtetasve të Britanisë së Madhe të zhdukur në Ukrainë ka deklaruar se janë “shumë të shqetësuar” për zhdukjen e familjarit.

Chris Parry, 28-vjeç, u pa për herë të fundit të premten me kolegun e tij britanik Andrew Bagshaw, 48-vjeç, duke u nisur për në qytetin Soledar në rajonin lindor Donetsk të Ukrainës.

Burrat kishin punuar si vullnetarë duke ndihmuar njerëzit të evakuoheshin nga vija e parë e frontit të luftës, pas fillimit pushtimit të vendit nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Familja Parry tha në një deklaratë: “Ne jemi shumë të shqetësuar për  shëndetin dhe vendndodhjen e Chris tani”.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm që është i dhimbshëm dhe i kujdesshëm dhe nuk do të largohej nga puna e tij në Ukrainë, për të cilën ne jemi shumë krenarë”.

“Ne të gjithë e duam shumë dhe do t’iu ishim mirënjohës nëse privatësia jonë do të respektohej në këtë kohë të vështirë”, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.