"Shtëpia e mrekullisë" që i shpëtoi lavës së vullkanit (FOTO)

“Shtëpia e mrekullisë” që i shpëtoi lavës së vullkanit (FOTO)

NULL NULL
1 month më parë

Një imazh dramatik tregon një shtëpi në Ishujt Kanarie që ka arritur t’i shpëtojë lavës nga një vullkan shpërthyes.

Njerëzit në mediat sociale e kanë quajtur rezidencën në La Palma një “shtëpi e mrekullisë”.

Vullkani filloi të shpërthejë të dielën. Më shumë se 200 shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 6,000 njerëz janë evakuuar.

Llava nga vullkani Cumbre Vieja është ende duke përparuar dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa do të zgjasë shpërthimi.

Imazhi i fotografit Alfonso Escalero tregon shtëpinë e rrethuar nga lumenj lavash nga vullkani Cumbre Vieja.

Ajo është në pronësi të një çifti danez në pension, Inge dhe Ranier Cocq, të cilët nuk e kanë vizituar që nga fillimi i pandemisë, sipas El Mundo, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ada Monnikendam, e cila ndërtoi shtëpinë me burrin e saj, tha se kishte folur me çiftin që i kishte thënë: “Edhe pse nuk mund të shkojmë tani, jemi të lehtësuar që është ende në këmbë”.