Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtëpia e kuqe në Hawai i mbijetoi mrekullisht zjarrit (FOTO)

NULL NULL
22.08.2023 14:08

Shtëpia 100 vjeçare prej drurit është ende në këmbë pasi pjesa më e madhe e qytetit të Lahanias në Hawai është shkatërruar.

Fotot janë bërë virale pasi kjo shtëpi me çati të kuqe ka mbetur e vetmja pa u dëmtuar pasi që një lagje e tërë në Maui është bërë shkrumb e hi.

Pronaret e kësaj shtëpie kan mbetur të habitur se si nuk u kaplua ajo nga flakët

Ata  ishin në një udhëtim në Massachusetts kur dëgjuan lajmin për zjarrin.

Trip Millikin dhe gruaja e tij mësuan se e gjithë lagjja ishte përfshirë nga flakët dhe ka të ngjarë të digjej. Por të nesërmen në mëngjes, pamjet ajrore treguan se shtëpia e tyre ishte e paprekur.

“Ne filluam të qanim,” i tha ai Honolulu Civil Beat. “U ndjeva fajtor. Ne ende ndihemi fajtorë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Millikin dhe gruaja e tij thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë e shpëtoi shtëpinë e tyre. Dy vite më parë, çifti bleu pronën 100-vjeçare që dikur ishte shtëpia e kontabilistëve për punonjësit e një plantacioni sheqeri.

“Është një shtëpi 100% prej druri, kështu që nuk është rezistente ndaj zjarrit apo diçka e tillë”, tha nga ana tjetër, Dora Atëater Millikin për Los Angeles Times.

114 persona kanë vdekur pas zjarreve që kapluan Maui në Hawai të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Zyrtarët thonë se rreth 850 persona janë të zhdukur, por mbi 1200 persona që ishin në listë janë gjetur të sigurt.

Zjarret shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit historik të Lahainas dhe zjarret tani konsiderohen si fatkeqësia më e rëndë natyrore në historinë e shtetit të Hawait.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme