Shtëpia e Bardhë: Përshëndesim gatishmërinë e Kurtit për të krijuar kushte për zgjedhje të reja NULL NULL 03.06.2023 10:03 03.06.2023 10:03 Shtepia e Bardhe Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se përmes një telefonate, zëvendëskëshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer ia ka shprehur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shqetësimet e ShBA-së në lidhje me situatën në veri të vendit. Në njoftim bëhet e ditur se Finer ka kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre në, siç tha ai “lokacione alternative”. “Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të krijuar kushte për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftim. Finer gjithashtu ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Ohër, përcjell Klankosova.tv. “Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet tutje në njoftim. Tutje, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Finer ka pasur bisedë telefonike edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nga i cili ka kërkuar që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe, siç thuhet në njoftim, të ulë gjendjen e gatishmërisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet akisioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 18 minuta më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë