Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trumpit në NATO, me këngën “Baba erdhi në shtëpi” NULL NULL 26.06.2025 11:14 26.06.2025 11:14 Komenti që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dje – dhe ndoshta argëtoi disa të tjerë, ishte ai i shefi të NATO-s, Mark Rutte, i cili iu referua Donald Trumpit si “baba”. Tani duket se edhe Shtëpia e Bardhë është argëtuar po aq shumë nga komentet. Administrata ka vendosur qartë të argëtohet pak me fjalët duke ndarë një video të vizitës së presidentit në Hagë, e shoqëruar me këngën “Hey Daddy” nga artisti amerikan Usher, transmeton Klankosova.tv. Pra, çfarë u tha në samitin e NATO-s? I pyetur për luftën e Izraelit dhe Iranit dje, Trump i krahasoi të dy kombet me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”. Ai shtoi: “Lërini të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”. Rutte më pas bëri shaka: “Dhe pastaj baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar”. 🎶 Daddy’s home… Hey, hey, hey, Daddy. President Donald J. Trump attended the NATO Summit in The Hague, Netherlands. pic.twitter.com/asJb5FD2Ii — The White House (@WhiteHouse) June 26, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tentoi ta vriste një person në një lokal para dy muajsh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Gjakovë 10 minuta më parë
Kosova Kushtetuesja pritet që të dalë sot me vendimin për "komisionin e fshehtësisë" 22 minuta më parë
Lajme 15 vjet punë në "Çekanin e Mesnatës" ndaj Iranit, gjenerali amerikan jep detaje 38 minuta më parë