
Një nënë nga Burnsville ishte në vendin dhe kohën e duhur kur një nënë tjetër filloi të bërtiste.
Të dielën në mëngjes, një djalë i vogël po mbytej në ujë. Kur nëna e tij thërriste për ndihmë, një nënë tjetër, 33 javëshe shtatzënë dëgjoi thirrjet e saj.
Tani, Stephanie Swedberg është duke u lavdëruar për shpëtimin e djalit.
Rreth orës 11 të mëngjesit, Stpehanie dhe motra e saj ishin në ujë me djemtë e saj. Rreth 20 metra më larg, një grup djemsh të moshës 10 deri 14, po notonin më thellë.
“Unë nuk e kuptova derisa e pashë një nënë duke u futur në ujë plotësisht dhe që bërtiste për ndihmë për djalin e saj. Pastaj e pashë që djemtë nuk e mbanin dot kokën mbi ujë”, tha Swedberg.
Ajo ia dorëzoi djalin pasi shpëtoi, transmeton Klan Kosova.