Shtatorja e Pavles në Leposaviq NULL NULL 13.05.2015 10:23 13.05.2015 10:23 Për ndërtimin e statujës së ish-kreut të Kishës Ortodokse Serbe, para nga xhepi i tij ka dhënë edhe kryeministri Aleksandar Vuciq. Shtatorja e patrikut të ndjerë serb, Pavle, për të cilin një shumë të caktuar të parave e ka dhënë si donacion edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuciq, është zbuluar të martën në qendër të Leposaviqit. Kryetari i kësaj komune, Dragan Jabllanoviq, që është babai i ish-ministrit të kthimit në qeverinë e Kosovës, Aleksandrit, ka thënë se kjo ishte një ditë e madhe për qytezën e tij. Ai ka deklaruar se përkujtimi i përditshëm për ish-kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Pavlen, do të forcojë edhe më tepër luftën për mbijetesë në këto hapësira. “Nëse fitojmë shpirtërisht, atëherë Kosova përherë do të jetë serbe”, ka shtuar Jabllanoviq, raporton Blic, transmeton Klan Kosova. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i punës i Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai tha se për të, qeverinë në Beograd, Leposaviqin dhe krejt popullin serb, është kënaqësi ta kenë një shtatore “të njërit nga personalitetet më të dashura serbe të shekullit XX- patrikut Pavle”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë