Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatorja e Majlinda Kelmendi përurohet të premten në Pejë

NULL NULL
25.02.2020 16:21

Shtatorja e heroinës tonë, Majlinda Kelmendi, do të përurohet të premten me datë 28 shkurt në vendlindjen e saj në Pejë.

Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.

Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike.

Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.