Shtatorja e Bill Clintonit mbulohet nga glasat e zogjve (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatorja e Bill Clintonit mbulohet nga glasat e zogjve (FOTO)

NULL NULL
02/07/2022

Shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clintonin në Prishtinë është mbuluar nga glasat e zogjve.

Gjendjen e kësaj shtatoreje e ka pasqyruar përmes fotografive faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Të lutem na fal Bill Klinton, se ne nuk jemi në gjendje ta mirëmbajmë një statujë tënde, ndërsa ti ishe në gjendje që me tërë potencialin diplomatik dhe ushtarak të na ndihmosh në ditët më të vështira”, thuhet në përshkrimin e tyre.

Ndryshe, ku postim vjen një ditë pas festimeve të ambasadës amerikane në Kosovë, me rastin e shënimit të 246-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.