Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë viktima nga koronavirusi në Itali

NULL NULL
24.02.2020 16:21

Një person i moshuar rreth 80 vjeç nga Milano, është viktima e shtatë nga koronavirusi.

Ndërkohë më parë ka vdekur një grua e cila humbi jetën në një spital civil në Brescia ku ishte transferuar të dielën, më 23 shkurt.

Gjatë ditës së sotme nga koronavirusi vdiqen edhe dy të moshuar, 84 dhe 88 vjeç.

Ndërkohë, numri i të prekurve në Itali ka arritur në 230.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.

Ndërkohë raportohet se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët, njofton Telegraph.co.uk përcjell Klan Kosova.

Ndërkohë në Itali janë gjithsej pesë zona të infektuara në Itali të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.