Shtatë viktima nga aksidenti i autobusit në Spanjë NULL NULL 27.12.2022 10:04 27.12.2022 10:04 Shërbimet emergjente në Spanjë kanë konfirmuar viktimën e shtatë, pas aksidentit të autobusit për vigjilje të Krishtlindjeve të shtunën. Ekipet nxorën trupin e një gruaje nga lumi Lerez në veri-perëndim të regjionit Galicia të hënën. Kurse, dy të tjerë, përfshirë edhe vozitësi i autobusit, u lënduan pasi autobusi ra nga ura në lartësi prej 30 metra në lumë. Sipas autoriteteve, moti i lig ka qenë shkaku i aksidentit, ndërkohë që vozitësi ka dalë negativ në testet për alkool dhe substanca narkotike, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv. Ekipet e shpëtimit fillimisht përfunduan kërkimet afër fshatit Pedre, jo shumë larg nga vendi i aksidentit pasi gjetën gjashtë trupa. Mirëpo, ata vazhduan aksionin pasi një i mbijetuar tha se shoqja, me të cilën po udhëtonte nuk ishte në listën zyrtare të viktimave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor, godet mbi 100 raketahedhës të Hezbollahut 20/09/2024
Kosova Demolli e PSD-së: Veprimet në veri kanë shkaktuar një perceptim mbi Serbinë si viktimë (VIDEO) 19/09/2024